Vasili: Qeveria presion mbi inspektorët e ndërtesave, qytetarët nuk kanë siguri

Vasili: Qeveria presion mbi inspektorët e ndërtesave, qytetarët nuk kanë siguri

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzoi sot qeverinë se po ushtron presion mbi inspektorët e procesit teknik te verifikimit te ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti.

Zoti Vasili tha se grupet e inspektimit, nën presion e qeverisë, po bëjnë inspektime sipërfaqësore duke vënë në rrezik

“Shpesh çorganizimi i qeverise dhe demagogjia e saj për gjoja marrjen e situatës nën kontroll ka bërë që në terren të shfaqet një papërgjegjshmëri me potencial vrastar.

Kjo shfaqet në raportet teknike të kundërta brenda një kohë të shkurtër,verifikime të sipërfaqshme dhe si të tilla aspak garantuese, por përkundrazi çorientuese, të cilat nuk kanë kursyer as shkollat dhe spitale.

Pa asnjq diskutim një sjellje e tillë e papërgjegjshme sjell një rrezikshmëri tepër të lartë për jetën e njerëzve dhe i streson ata akoma më shumë në një moment kur ata kanë nevojë më shumë se kurrë për qetësi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>