Petrit Vasili deklaroi se refuzimi i propozimit të opozitës “i cili garanton votën e lire, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi te plote te te dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës.”
Vasili në një postim në Facebook, pohoi se ulja e garancive dhe synimi i kapjes së zgjedhjeve nga PS, e bën reformën zgjedhore nul.
Ai shton se “reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE” dhe “pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave”.
Sot po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik, ku do të diskutohen tre çështje; departizimi i administratës zgjedhore, përdorimi i tekonologjisë në zgjedhje dhe sistemi zgjedhor.