Vasili: Shumica kërkon të miratojë reformën zgjedhore pa opozitën

Nga Exit News
Vasili: Shumica kërkon të miratojë reformën zgjedhore pa opozitën

Përfaqësuesi i LSI-së në bisedimet për Reformën Zgjedhore Petrit Vasili akuzoi shumicën socialiste se po përpiqet të miratojë reformën pa opozitën dhe pa pranuar propozimet e saj.

Në një prononcim për mediat pas takimit online të Këshillit Politik, Vasili u shpreh:

“Konsensualitetit nuk i është bërë asnjë shërbim nga maxhoranca, pasi nuk është bërë asnjë përpjekje për diskutim.

Të gjitha taksicizmat për të shtruar në tryezë çështje të tjera, është tendencë që mos t’u jepet përgjigje atyre çështjeve që janë.

Sa i takon propozimeve, çdo tendencë nga ana e maxhorancës për të akumuluar pafundësisht çështje që nuk marrin zgjidhje, është pjesë e strategjisë për të vënë situatën para faktit të kryer dhe për të miratuar në mënyrë të njëanshme [reformën zgjedhore].”

Vasili paralajmëroi se në rast se shumica socialiste tenton të miratojë një reformë pa opozitën, “do thellonte në ekstrem krizën politike, që është akoma më e rënduar në situatën e pandemisë që kaluam”:

“Kjo është një reformë nul nëse është pa opozitën. Është me tepër se nul, pasi është kthim pas.”

Vasili sqaroi se të gjitha e propozimet e opozitës ezaurojnë rekomandimet e OSBE/OHDIR-it, por se shumica socialiste refuzon të bashkëpunojë për t’i diskutuar ato.

1 koment

  1. Jari B 12 Maj, 2020 në 9:32 am

    Xarrisu Petro felliqesira, Xarrisu o mbatharaku Peçooo, o i pa cipe.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme