5 prej 11 të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit në Tiranë, janë pjestarët e një familjeje në Petrelë.
Instituti i Shëndetit Publik e ka cilësuar këtë rast në Petrelë, një vatër të re, pasi familja nuk ka pasur kontakte me të infektuar të tjerë e as histori udhëtimi me Italinë.
ISHP po gjurmon kontaktet e secilit prej familjarëve.
Ndërkohë sipas ABCNews në Tiranë ka dhe policë mes të infektuarve të rinj, por nuk dihet ende numri.
Në total në Tiranë ka 238 persona me Covid-19, ose sa 48 për qind e totalit.