Vatra zjarresh në Gramsh e Rubik, zjarrëfikset nuk ndërhyjnë dot

Nga Exit News
Vatra zjarresh në Gramsh e Rubik, zjarrëfikset nuk ndërhyjnë dot

Rritja e temperaturave dhe mungesa e reshjeve të shiut kanë shkaktuar në vend zjarrë të shumta në pyje e kullota.

Pylli me pisha në fshatin Siman në Gramsh është përfshirë nga flakët që prej mbrëmjes së 2 gushtit dhe ende nuk është shuar. Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrëfikëset e kanë shumë të vështirë të ndërhyjnë.

Po ashtu një tjetër vatër zjarri është në në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, në Rubik, ku vazhdojnë të digjen pemët. Edhe këtu ende nuk ka pasur ndërhyrje profesionale për shuarjen e flakëve, të cilat nëse vazhdojnë mund të rrezikojnë dhe shtëpitë e banorëve.

Zjarre ka pasur dhe në pyjet mes fshatrave Lekël dhe Hormovë në Tepelenë.

Të shtunën, 1 gusht, një zjarr i madh ra në pyllin e Sulit afër Devollit, si dhe në pyjet e Lezhës e Mirditës.

Shqipëria ka përjetuar një dimër, pranverë dhe verë pak më të thatë se zakonisht. Kjo mund të ketë çuar në kushte më të thata që kanë lehtësuar një përhapje më të shpejtë të flakëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>