Vatrat e reja të Covid-19 në 8 korrik

Nga Exit News
Vatrat e reja të Covid-19 në 8 korrik

68 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në vend.

Rastet e reja janë:

  • 24 raste në Tiranë,
  • 9 në Krujë,
  • 8 në Kukës,
  • Nga 5 raste në Vlorë e Berat,
  • Nga 3 raste në Elbasan, Lezhë e Kavajë,
  • Nga 2 raste në Shkodër, Kurbin e Korçë,
  • Nga 1 rast në Divjake e Lushnje.

Në Berat, dy prej të infektuarve janë punonjës të  zyrës rajonale të Kujdesit Shëndetësor. Dy të infektuar të tjerë janë një çift, i cili dyshohet se ka lidhje me infektimet në QSUT. Ndërsa i infektuari tjetër është një banor i fshatit Karkanjoz.

Në Korçë, dy të infektuarit janë kontakte të pacientëve të mëparshëm. Një prej tyre është pensionist, ndërsa tjetri është një djalë i ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>