Zjarret në pyje, Greqia ndihmon Shqipërinë me aeroplanë

Zjarret në pyje, Greqia ndihmon Shqipërinë me aeroplanë

Qeveria greke ka ndihmuar qeverinë shqiptare me dy aeroplanë për të luftuar zjarret në pjesën jugore të vendit. Lajmin e bën publik Komisioneri i BE-së për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhmin e Krizave Christos Stylanides përmes një  deklarate për shtyp:

“Gjatë këtij sezoni intensiv të zjarreve në pyje, shumë vende kanë kërkuar ndihmë nga vendet evropiane. Sot dëshiroj të falënderoj Greqinë për bujarinë e saj me mbështetjen ndaj Shqipërisë për herë të dytë, duke dërguar dy aeroplanë për të ndihmuar fqinjët e saj në këto kohë nevoje të madhe. Ky është një shembull shumë konkret i solidaritetit evropian dhe mbështetjes së paçmueshme të ofruar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së.”

Sistemi satelitor i Kopernikut të BE-së ka ofruar gjithashtu imazhe satelitore për autoritetet shqiptare për të drejtuar përpjekjet e tyre në kontrollin e zjarreve.

Ndihma greke vjen pasi kryeministri Edi Rama pranoi në faqen e tij në Facebook, për herë të parë që nga shpërthimet e zjarreve, se “kapacitetet e shtetit mbeten të ulëta”. Ai premtoi të “përmirësojë seriozisht shërbimet emergjente gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>