Vazhdo prerja e druve pa leje, shkelet moratoriumi

Nga Exit News
Vazhdo prerja e druve pa leje, shkelet moratoriumi

Një furgon që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme u ndalua të hënën, 30 nentor nga Policia e Mirditës. Mjeti u ndalua gjatë kontrollit në autostradën Milot-Morinë. Shoferi i mjetit, A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Ndërfanë, Mirditë u hetua në gjendje të lirë.

Në vitin 2016, qeveria miratoi meratoriumin për shfrytëzimin e pyjeve, i cili ndalonte prerjet e pyjeve për 10 vitet e ardhshme. Gjatë prezantimit të moratoriumit, Kryeministri Rama u shpreh i shqetësuar për shkatërrimin e thesareve natyrore të Shqipërisë.

Mirëpo pasi vendosi për moratoriumin, qeveria ia kaloi pyjet dhe kullotat si pronë bashkive, duke ia ngarkuar kështu edhe përgjegjësitë e ruajtjes së sipërfaqeve të gjelbra autoriteteve lokale.

Nga ana tjetër kontratat dhe licencat e shfrytëzimit të pyjeve nuk u anuluan. Në zona si në Dardhë dhe Librazhd kompanitë vazhdouan prerjet të paktën deri vitin e shkuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>