Policia e Korçës ka arrestuar tre persona, të cilët po transportonin dhjetë emigratë të paligjshëm.
Ata i kishin premtuar emigrantëve transportin drejt Tiranës dhe më pas kalimin në një prej pikafe kufitare të veriut, në këmbim të një pagese për secilin.
Hetimet për të tre personat po kryhen nga prokuroria e Korçës.
Transporti i emigrantëve nga Lindja e Mesme është kthyer në një burim të ardhurash për shumë shqiptarë, megjithëse çdo ditë policia arreston persona që ndihmojnë emigrantët.
Për të lexuar më shumë për funksionimin e këtij ‘biznesi’ të paligjshëm, klikoni këtu.