Një 33-vjeçar është arrestuar të hënën, teksa po transportonte pesë emigratë të paligjshëm. Ai u arrestua në dalje të Pogradecit.
33-vjeçari i kishte premtuar emigrantëve transportin drejt Tiranës dhe më pas kalimin në një prej pikafe kufitare të veriut, në këmbim të një pagese prej 300 eurosh secili.
Transporti i emigrantëve nga Lindja e Mesme është kthyer në një burim të ardhurash për shumë shqiptarë, megjithëse çdo ditë policia arreston persona që ndihmojnë emigrantët.
Për të lexuar më shumë për funksionimin e këtij ‘biznesi’ të paligjshëm, klikoni këtu.