Vazhdojnë infektimet mes punonjësve të fasonerive në Krujë

Nga Exit News
Vazhdojnë infektimet mes punonjësve të fasonerive në Krujë

3 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Krujë në 24 orët e fundit, mes 73 personave të testuar.

Të gjithë të infektuarit kanë lidhje me dy fasoneritë, që tashmë janë kthyer në vatra të rrezikshme infeksioni që prej 17 prillit. Ata janë punonjës të dhe familjarë të tyre.

Bashkë me 3 pacientët e rinj, shkon në 119 numri total i të infektuarve në Krujë.

Duke qenë se shpërthimi i Covid-19 në Krujë nisi 3 javët e fundit dhe vazhdon ende, qyteti ka më shumë se 70 për qind të të infektuarve ende aktivë.

Kruja renditet e dyta pas Tiranës për numrin e lartë të të infektuarve ende aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>