Vazhdojnë infektimet mes punonjësve të fasonerive në Krujë

Nga Exit News
Vazhdojnë infektimet mes punonjësve të fasonerive në Krujë

5 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Krujë në 24 orët e fundit.

4 prej tyre janë në Krujë dhe një pacient është në Fushë-Krujë.

Të gjithë të infektuarit kanë lidhje me dy fasoneritë, që tashmë janë kthyer në vatra të rrezikshme infeksioni që prej 17 prillit. Ata janë punonjës të dhe familjarë të tyre.

Bashkë me 5 pacientët e rinj, shkon në 116 numri total i të infektuarve në Krujë, prej të cilëve 92 ende aktivë.

Kruja renditet e dyta pas Tiranës për numrin e lartë të të infektuarve ende aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>