Vazhdojnë protestat e dhunshme në SHBA: zjarr e plaçkitje dyqanesh, izolohet Trump

Nga Exit News
Vazhdojnë protestat e dhunshme në SHBA: zjarr e plaçkitje dyqanesh, izolohet Trump

Në më shumë se 30 qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qytetarët po vazhdojnë protestestat kundër vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd nga policia dhe racizmit ndaj komunitetit me ngjyrë, që prej 26 majit.

Në shumë vende ka pasur marshime paqësore, ndërsa në vende si Uashington, Atlanta, Filadeflia etj, protestat kanë qenë të dhunshme.

Në Atlanta një oficer policie u plagos. Ndërsa në Uashington qytetarët u mblodhën përpara shtëpisë së Bardhë dhe hidhnin fishekzjarre, shishe me ujë apo sende të tjera drejt policëve.

Policia iu përgjigj me gazlotsjellës. Kjo nxiti edhe më tej zemërimin e qytetarëve, të cilët i vunë flakën dyqaneve dhe objekteve të tjera në rrugët kryesore të qytetit.

Në Shtëpinë e Bardhë u ndërpre furnizimi me energji elektrike për të shmangur shkëndijat elektrike. Presidenti Trump bashkë me familjen e tij janë vendosur në  bunkerët e emergjencencës brenda Shtëpisë së Bardhë.

Edhe në Los Anxhelos dhe Filadelfia, protestuesit shkatërruan bizneset në rrugët kryesore.

Deri tani më shumë se 1400 qytetarë janë arrestuar.

Në të paktën 12 shtete, më shumë se 13 mijë trupa të Gardës Kombëtare kanë dalë në rrugë për të menaxhuar protestat dhe për të frenuar dhunën.

Historia e George Floyd:

George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua një policia përpara një dyqani në Minneapolis, Minnesota.
Pamjet filmike të arretimit të Floyd në 25 maj tregojnë një policë të bardhë, Derek Chauvin të vendosë këmbën e tij në qafën e Floyd ndërsa ky i fundit ishte i shtrirë në tokë. Polici tani po hetohet për vrasje.

E gjithë ngjarja nisi për një kartmonedhë të rreme 20 dollarëshe.

Floyd bleu në një dyqan një paketë cigare, më 25 maj. Një punonjës i dyqanit duke menduar se kjo kartmonedhë është e rreme lajmëroi policinë.

Ai prej vitesh banonte në Minneapolis pasi ishte shpërngulur nga Texasi. Ai si shumë amerikanë të tjerë për shkak të pandemisë kishte ngelur pa punë.

Floyd ishte një klient i rregulltë i dyqanit, një fytyrë miqësore dhe një klient që nuk kishte shkaktuar asnjëherë asnjë shqetësim, tha pronari i dyqanit për NBC (media amerikane).

Por pronari i dyqanit atë ditë nuk ka qënë në punë, dhe një punonjës i ri, adoleshent, thjeshtë ka ndjekur protokollin.

Në telefonatën për policinë, punonjësi i dyqanet ka thënë se dikush ka ardhur për të blerë cigare me një kartmonedhë të rreme, dhe nuk ka pranuar të kthej mbrapsht paketën me cigare. Punonjësi raportoi për një person të dehur dhe jashtë kontrollit.

Pas telefonatës, dy policë mbërritën dhe e gjetën Floyd të ulur me dy persona të tjerë në një parking pas dyqanit. Pasi ju afrua makinës ku po qendronte Floyd, një polic, Thoma Lane, nxorri armën dhe ju drejtua Floyd duke i kërkuar të ngrejë duart lart.

Prokurorët ende nuk e sqarojnë dot pse polici duhet të përdorte armë kundër Floyd.

Më pas, polici e nxorri nga makina, e akuzoi për përdorim të monedhave të rreme dhe e prangosi. Në momenti që policët u përpoqën të fusin në makinën e policisë Floyd, ai filloi të bënte rezistencë. Floyd ra në tokë, dhe i tha policëve se ishte klaustrofobik.

Polici i dytë, Chauvin në ketë kohë mbërrin në vendngjarje. Ai dhe policët e tjerë përpiqen ta fusin në makinën e policisë. Në këtë përpjekje, polici Chauvin e shtyn fort Floyd nga ana e pasagjerit, duke e rrëzuar atë në tokë, me kokën poshtë dhe me pranga në duar.

Në këtë moment dëshmitarët filluan të regjistrojnë Floyd, i cili dukej në një gjendje të keqe. Ky moment është filmuar nga shumë telefona dhe u shpërnda në median sociale. Ky sikur u provua më vonë ishte edhe momenti i fundit i jetës për Floyd.

Floyd u rrethua nga policët, ndërsa Chauvin vendosi gjurin e tij ndërmjet kokës dhe qafës së Floyd. Në video dëgjohet Floyd që thotë “nuk mund të marr frymë”, dhe duke kërkuar mamanë e tij dhe duke u lutur “të lutem, të lutem, të lutem”.

Për 8 minuta dhe 46 sekonda, polici Chauvin mbajti gjurin e tij mbi qafën e Floyd. Ndër to, për 6 minuta Floyd ishte pa ndenja, dhe në video tregohet se si kalimtarët i sugjerojnë policit të kontrollojë pulsin, rrahjet e zemres së Floyd.

Kueng, një tjetër polic kontrolloi rrahjet, por nuk arritit dot t’ia gjente. Por,polici Chauvin nuk e hoqi këmbën e tij. Ai u largua vetëm kur Floyd nuk mundte dot të reagonte më, ishte pa ndenja. Më pas policët lajmëruan ambulancën dhe e dërguan në spital. Një orë më pas ai u deklarua i vdekur.

Një natë më parë, Floyd kishte folur me një mikun e tij, për tu lidhur me një kompani për të gjetur punë të përkohshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>