Sot, qytetarët në Minsk, Bjellorusi protestuan për të 13-ën të diele me radhë, kundra presidentit Aleksandër Lukashenko.
Ata kanë që prej 9 gushtit që kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Pjesëmarrësit e marshit – të titulluar, Marshi i Demokracisë – kanë valëvitur flamujt bardhë e kuq dhe çadrat me dy ngjyra, të kthyer të simbol të opozitës.
Qeveria ka arrestuar qindra protestues dhe ka mbyllur internetin.
Lukashenko ka në pushtet që prej vitit 1994. Ai manipuloi zgjedhjet e mbajtura në gusht 2020.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe shtete tjera, kanë refuzuar të njohin Lukashenkas si lider legjitim të Bjellorusisë.
Më 6 nëntor, BE-ja e ka shtuar Lukashenkan, djalin e tij, Viktar dhe 13 zyrtarë tjerë në listën e zezë të zyrtarëve bjellorusë, për rolin e tyre në falsifikimin e votave dhe shtypjes së protestave nga ana e qeverisë.