Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, policia arreston qytetarët

Nga Exit News
Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, policia arreston qytetarët

Qindra qytetarë kanë protestuar të dielën kundër presidentit Lukashenko, në Minsk të Bjellorusisë.

Ata lëshuan në ajër balona të kuqe dhe të bardha, ngjyra që tashmë janë kthyer në symbol të protestës, e cila vazhdon prej 4 muajsh.

Shumë prej protestuesve, edhe pse po protestonin në mënyrë paqësore, u arrestuan nga policia.

Më shumë se 30,000 njerëz janë arrestuar në Bjellorusi që nga fillimi i protestave në gusht, sipas udhëheqësve të opozitës.

Lukashenko ka qenë në pushtet për 26 vjet. Ai akuzohet se manipuloi zgjedhjet presidenciale të gushtit për të mbajtur ende pushtetin.

Bashkimi Evropian vendosi ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive në pothuajse 50 zyrtarë Bjellorusë si shenjë proteste për zgjedhjet që Perëndimi thotë se ishin manipuluar dhe për shtypjen e Lukashenkos ndaj opozitës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>