Vazhdon dinamika italiane në Spanjë, 812 vdekje të tjera nga Covid-19

Nga Exit News
Vazhdon dinamika italiane në Spanjë, 812 vdekje të tjera nga Covid-19

Spanja raportoi të hënën 812 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 7 340 të vdekur.

Numri i viktimave ishte më i ulët se i fundjavës – 838 vdekje të dielën – megjithatë ai mbetet i lartë dhe me një ritëm të frikshëm pasi 96 për qind e totalit të përgjithshëm kanë humbur jetën dy javët e fundit.

Tabelë e vdekjeve të ndodhura gjatë javëve të fundit në Spanjë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë u diagnostikuan 6 398 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 85 195 të infektuar.

Mes të infektuarve ishte edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Fernando Simon.

Shteti iberik u bë kështu i treti pas Italisë (97 mijë) dhe SHBA-ve (143 mijë) që tejkalon totalin e Kinës (81 470) për numrin e te prekurve .

Deri pasditen e së hënës, në botë ishin raportuar 740 mijë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 35 mijë kanë vdekur.

Vdekshmëria në rang botëror shkon në 4.7 për qind, por në Spanjë e Itali përqindja luhatet mes 8-11 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>