Vazhdon greva e naftëtarët të Ballshit, pa plotësimin e kushteve nuk dalim nga greva

Nga Exit News
Vazhdon greva e naftëtarët të Ballshit, pa plotësimin e kushteve nuk dalim nga greva

Naftëtarë e Ballshit po vazhdojnë grevën e urisë për të dytën ditë radhazi. Ata u shprehën se nuk do të dalin nga greva deri në pagesën e pagave të prapambetura nga kompania.

“Nëse nuk na plotësojnë kushtet do të vdesim këtu. Nuk kemi si të kthehemi në shtëpi duar bosh. Çfarë do t’i çojmë fëmijëve, duan të hanë”, u shprehën protestuesit për Balkanweb.

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>