![Spitali Infektiv QSUT Koronavirusi Doktore Mjeke 6 Vazhdon infektimi i mjekëve me koronavirus, 9 në 24 orët e fundit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/Spitali-Infektiv-QSUT-Koronavirusi-Doktore-Mjeke-6.jpg)
9 mjekë e infermierë të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit. Në raportimin e përditshëm, ISHP nuk dha të dhëna për mjekët e infektuar.
Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i personelit shëndetësor të infektuar.
Një ditë më parë, 3 punonjës të Fondit të Sigurimit të Barnave dhe 3 punonjës të recepsionit të urgjencës në Spitalin “Nënë Tereza” u raportuan si të infektuar.
Ndërkohë në pavionin e Hematologjisë, 7 staf mjekësor janë infektuar, duke çuar në mbylljen e plotë të pavionit.
Sot, 11 qershor, Shqipëria shënoi rekordin e ri të të infektuarve ditorë: 44 pacientë të rinj.