Vazhdon lufta e Policisë Bashkiake të Tiranës me shitësit ambulantë

Nga Exit News
Vazhdon lufta e Policisë Bashkiake të Tiranës me shitësit ambulantë

Një e moshuar që shet fruta – perime në një karrocë buzë trotuarit është përballur të martën me policë të Bashkisë së Tiranës.

Ata ia kanë rrëzuar karrocën dhe ia hodhën ushqimet në rrugë. Teksa merr sërish karrocën e saj, e moshuara dëgjohet t’i thotë policit ‘ça shteti je ti’.

Pamjet janë filmuar nga qytetarë të rastësishëm dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Duke e propaganduar si ‘nismë për të zbukuruar qytetin’, policët bashkiakë dhunojnë qytetarët që përmes shitjes në rrugë, sigurojnë ushqimin.

Diku tjetër në kryeqytet, një polic i Bashkisë Tiranë ka rrëzuar një të moshuar dhe i hedh larg bastunin ku ai mbahet për të ecur.

I nervozuar ai nxjerr më pas celularin dhe flet sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Që prej gushtit 2015, Policia Bashkiake e Kryebashkiakut Veliaj ka gjobitur dhe i ka sekuestruar mallin mbi 4000 shitësve ambulantë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>