Këshilli Bashkiak i Vlorës vazhdoi përplasjet me kryebashkiakun Dritan Leli. Ata miratuan sot, 30 qershor vendimet e Bashkisë për listën e fëmijëve me probleme ekonomike e sociale që frekuentojnë kopshte e çerdhet me drekë si dhe ato që duhet të përfitojnë nga strehimi social.
Mbledhja u zhvillua jashtë Teatrit “Petro Marko”, pa pjesmarrjen e kryebashkiakut Leli, sepse ndodhej jashtë vendit.
Në agjendën e publikuar nga Leli, në fillim të javës, mbledhja ishte parashikuar të mbahej më 29 qershor, por Këshilli Bashkia vendosi të ndryshojë.
Këshilli Bashkiak i ka kërkuar disa herë Lelit të raportojë mbi punën e tij, pas ankesave të qytetarëve për pastrimin e qytetit.