Qytetarë , mbështetës e deputetë të opozitës vazhdojnë ende të protestojnë në çadrën përpara kryeministrisë. Ata janë shprehur të vendosur për të qëndruar aty deri sa kërkesa e tyre për qeveri teknike të plotësohet.
Duke folur mes qytetarëve, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se mbështetja e ndërkombëtarëve për protestën e opozitës po rritet.
Po ashtu, grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi sot të braktisë punimet në Kuvend, deri në një afat të pacaktuar. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së grupit. Deputetët demokratë u shprehën se parlamenti nuk është legjitim për sa kohë ka njerëz në shesh.