Vazhdon protesta, deputetët e PD-së braktisin kuvendin

Vazhdon protesta, deputetët e PD-së braktisin kuvendin

Qytetarë , mbështetës e deputetë të opozitës vazhdojnë ende të protestojnë në çadrën përpara kryeministrisë.  Ata janë shprehur të vendosur për të qëndruar aty deri sa kërkesa e tyre për qeveri teknike të plotësohet.

Duke folur mes qytetarëve, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se mbështetja e ndërkombëtarëve për protestën e opozitës po rritet.

Po ashtu, grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi sot të braktisë punimet në Kuvend, deri në një afat të pacaktuar. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së grupit.  Deputetët demokratë u shprehën se parlamenti nuk është legjitim për sa kohë ka njerëz në shesh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>