
Pronarët e bareve dhe restoranteve në Vlorë vazhdojnë të protestojnë kundër ndalimit të muzikës në orën 22:00. Të dielën në Vlorë, pas orës 22:00, disa locale kanë vendosur himnin kombëtra në shenjë proteste.
Ata u arrestuan nga policia për shkelje të vendimit, por u liruan të hënën në mëngjes.
Të enjten përfaqësues të biznesit të vogël i kërkuan ministrisë së Shëndetësisë të heqë orën policore dhe të shfuqizojë vendimin për mbylljen e muzikës në orën 22:00.
Vendi në 2 muajt e fundit ka shënuar një numër të ulët infektimesh ditore, dhe pothuajsë asnjë humbje jete.
Ndërsa procesi i vaksinimin vazhdon në të gjithë vendin, me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.