Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të takojë naftëtarët pa mbyllur grevën. Ai ju përgjigjë me një postim në Twitter, propozimit të naftëtarëve për të mbyllur grevën pasi të marrin një gjë konkrete.
Rama theksoi sërish se qeveria nuk negocionon nën presion dhe nuk pranon ultimatume:
“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime dhe unë s’kam shkop magjik!”
Gjatë paradites së sotme, 28 tetor, Rama dhe naftëtarët kanë shkëmbyer disa mesazhe, për më shumë lexoni këtu, këtu dhe këtu.