Vazhdon trafikimi i emigrantëve të paligjshëm, policia arreston 3 persona ndalon 20 emigrantë

Nga Exit News
Vazhdon trafikimi i emigrantëve të paligjshëm, policia arreston 3 persona ndalon 20 emigrantë

Policia e Korçës ka arrestuar 1 person dhe ka shpallur në kërkim 2 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh.

Personat po transportonin 20 emigrantë për në vendet e BE-së, kundrejt pagesës.

Sipas njoftimit të policisë, personi i arrestuar është A. G., 46 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ai po transportonte në drejtim të Tiranës 7 emigrantë, me mjetij e tij.

Ndërsa 2 personat në kërkim janë A. K., 25 vjeç dhe A. Th., 49 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët po transportonin 13 emigrantë me dy makinat e tyre personale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>