Vazot e luleve, akt i shëmtuar për t’u tallur me historinë dhe uzurpuar hapësirën publike

Vazot e luleve, akt i shëmtuar për t’u tallur me historinë dhe uzurpuar hapësirën publike

Grupi i qytetarëve “Aktiv për Durrësin” i bën thirrje biznesit privat pranë “sheshit Veliera” në Durrës, që të lirojë hapësirën publike që ka uzurpuar me pa të drejtë. Vazot e luleve janë një politikë e njohur për lokalet në Durrës, ku më pas shoqërohen me tavolinat për të pirë kafe. Ky është një provokim ndaj qytetarëve të Durrësit, pasi edhe makina e vendosur aty si suvenir, qëndron mbi betonin që ka mbuluar murin (pilastrin) romak të shek. II të Erës Sonë, në muajin Korrik 2017.

Qytetarët i bëjnë apel bashkisë Durrës, kryetarit Vangjush Dako, i cili aty pranë futet për tek apartamenti i tij, të ruajë pronën publike dhe të sigurojë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ky biznes privat ka pasur përpara një trotuar një metër të gjerë, ndërkohë që pas mbulimit me beton të murit romak, shkon në rreth 5 metra gjerësi dhe kjo presupozohet se është pjesë e projektit “Veliera”, që do t’i shërbejë qytetarëve dhe jo lokaleve.

Muri (pilastrin) romak i shek. II të Erës Sonë, Durrës

Muri në të cilin operon ky biznes është Monument Kulture kategoria I dhe nuk dihet se çfarë kontrate ka me ministrinë e Kulturës apo se çfarë taksash paguan për shfrytëzimin e këtij monumenti. Ky mur u shkatërrua me eskavator për të rritur volumin e ndërtimit të pallatit në vitin 2000 dhe një prej ndërtuesve është deputet i Partisë Socialiste, për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>