Vdekja e ushtarit shqiptar në Afganistan, reagon Ministria e Mbrojtjes

Nga Exit News
Vdekja e ushtarit shqiptar në Afganistan, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar, të mërkurën, pas vdekjes së ushtarit me mision në Afganistan.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria shprehu ngushëllimet familjarëve dhe shtoi se po vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes:

“Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.”

Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas mediave ka humbur jetën ushtari me iniciale Xh.I.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së ushtarit në Afganistan.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>