Vdekjet kovid dhe si raportohen ato

Nga Exit News
Vdekjet kovid dhe si raportohen ato

Informacioni është baza e vendim-marrjes si për individët dhe institucionet. Pa informacion ose me informacion të gabuar vendimet mund të jenë të gabuara.

Në gjendje krizash, emergjencash kur situatat ndryshojnë shpejt dhe pasojat e vendimeve janë të mëdha, informacioni bëhet edhe më i rëndësishëm.

Qeveria sot ndeshet me një sërë vendimesh, disa prej të cilave janë:

A duhen rritur kapacitetet e furnizmit me oksigjen të spitaleve?

A duhen  lejuar spitalet private të trajtojnë kovidin?

A duhen të mbyllen shkollat fillore dhe të mesme?

A duhet bërë vaksinimi i detyrueshëm?

Për të marrë këto vendime ajo duhet të dijë gjendje ku jemi dhe si mund të zhvillohet ajo në javët e ardhshme. Na duhet të dimë ecurinë e infeksioneve, të sëmundjeve dhe të vdekjeve.

Nga numri i personave të sëmurë, varen investimet në kapacitete spitalore dhe pajisje mjekësore. Nga numri i të infektuarve varet masat për kufizimin e kontakteve. Nga numri i vdekjeve, varet thuajse çdo masë që merr qeveria.

Por për informacion kanë nevojë edhe njerëzit, pasi në bazë të tij ata marrin vendimet e tyre. Jo vetëm për të ndryshuar sjelljen e tyre private, por edhe për të zbatuar këshillat e qeverisë.

Nga ana tjetër, qeveria ka nevojë për bashkëpunimin e njerëzve që ta fitojë këtë bashkëpunim ka nevojë të ketë besueshmëri dhe besueshmëria varet nga transparenca.

Me pak fjalë mbledhja dhe bërja publike e informacionit është një element kyç i përballimit të krizës së Covit.

Më poshtë do të tregojmë se si ka ndryshuar numri i infektimeve, i testimeve dhe i viktimave në vend.

Vdekjet

Në të gjithë historinë e kovidit ajo që ka më shumë rëndësi se çdo gjë është numri i vdekjeve. Nëse kovidi do të ishte si çdo grip tjetër për nga vdekshmëria, sot nuk do të flisnim për të.

Screen Shot at PM

Numri i vdekjeve ditore ka ardhur duke u rritur siç duket në grafik, në dy muajt e fundit numri u rrit:

Screen Shot at PM

Screen Shot at PM

Ndërsa ecuria ditore e vdekjeve ka qënë:

Screen Shot at PM

Mesatarja javore e numrit të viktimave ka qënë: 

Screen Shot at PM

Numri i vdekjeve ka ardhur duke i rritur ndërsa është rritur numri i infektimeve sot kemi patur 19 vdekje. Megjithatë, numri i vdekjeve është relativisht i ulët në Shqipëri. Sot ishte shifër rekord me 19 viktima.

Screen Shot at PM

Ky fakt ka qenë edhe mbrojtja kryesore e qeverisë përballë kritikave për keqmenaxhimin e situatës. Me këtë justifikim nuk ka ndryshuar qasjen e saj të testimeve duke i mbajtur ato në nivele të ulta.

Por sikur numri i vdekjeve të mos jetë ky?

Këtë ka filluar të pretendojë opozita në një një debat të rëndësishëm, por që fatkeqësisht ka përfunduar si përherë në sulme e kundërsulme, akuza e kundër akuza politike, pa informacion, dhe pa sqaruar.

LEXO  Pompeo, takim i frytshëm me Ramën. Shqipëria lider sigurie në rajon

Duhet sqaruar një fakt i rëndësishëm:

Numri i vdekjeve nuk mund të fshihet: kur një njeri vdes në spital ai regjistrohet në kartelën e spitalit, në skedën e vdekjes, në morg, në gjendjen civile dhe në shërbimet e varrezave.

Kur dikush vdes në spital, mjeku që e ka trajtuar është i detyruar me përgjegjësi ligjore që të plotësojë skedën e vdekjes e cila përmban të dhënat se: kush vdiq, nga çfarë vdiq, kur vdiq dhe ku vdiq.

Nga spitali trupi i viktimës shkon në morg së bashku me skedën e vdekjes. Morgu ja jep trupin së bashku me skedën familjarëve.

Ata bejne c’regjistrimin ne gjendjen civile dhe marrin lejen e varrimit. Statistikat raportohen në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në INSTAT.

Të fshehësh numrat e të vdekurve është e vështirë pasi duhet fallsifikime në shumë institucione.

Screen Shot at PM

Por është e lehtë një gjë tjetër: të raportosh shkakun e vdekjes. Shkaku i vdekjes jep zinxhirin e ngjarjeve që çuan në vdekje: sëmundjet apo gjendjet që kanë shkaktuar direkt vdekjen,

Së pari, është shkaku shkaku themelor apo fillestar është shkaku themelor: sëmundja apo dëmtimi që fillon zinxhirin e ngjarjeve që çojnë në shkakun final të vdekjes.

Së dyti, për shkaqet të ndërmjetme.

Pastaj është shkaku përfundimtar i vdekjes: është sëmundja apo gjendja finale që çoi në vdekje. Kjo mund të ndryshojë rrënjësisht.

Mjeket i plotësojnë kartelat, por kovid rezulton vetëm një herë. Ka një sërë problemesh me caktimin e shkakut të vdekjes së kovidit: me covid, apo nga kovidi.

Qeveria mund të mos raportojë vdekjet me tampon negative si vdekje nga kovidi.

Organizata botërore e shëndetësisë e ka bërë të qartë që kovid duhet përfshirë gjithmonë kur është ne test pozitiv:

Screen Shot at PM

Kur është i dyshuar:

Screen Shot at PM

Edhe kur është e sigurt nga Kovid pra kur nuk ka asnjë sëmundje dhe asnjë shkak tjetër:

Screen Shot at PM

Vende të ndryshme kanë zgjedhur metoda të ndryshme. Madje kanë ndryshuar metodat dhe si rezultat numri i vdekjeve.

Numri i vdekjeve është i rëndësishëm për arsye kërkimore dhe të politik-bërjes. Ndaj debati për numrin e vdekjeve është një debat i nevojshëm që po ndodh kudo në botë.

Problemi është se në Shqipëri ai nuk po bëhet me qëllimin për të përmirësuar mënyrën si e kuptojmë epideminë dhe si të përmirësojmë përballimin e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>