Vdes ish-kampioni i boksit Skënder Kurti, ishte infektuar me Covid-19

Nga Exit News
Vdes ish-kampioni i boksit Skënder Kurti, ishte infektuar me Covid-19

Një 61-vjeçar me Covid-19 vdiq mbrëmjen e së dielës në Spitalin Infektiv duke e çuar në 21 totalin e viktimave në vendin tonë.

Mediat raportuan se viktima ishte ish-kampioni i boksit Skënder Kurti. Ai ishte shtruar në spital prej datës 17 mars dhe vuante nga hipertensioni.

Një javë më pas, më 23 mars, gjendja iu përkeqësua rëndë duke kaluar në koma, gjendje prej së cilës ai nuk iu riaftësua dot.

Kurti ka qenë kampion në boks me ekipin e Tiranës, me të cilin angazhohej si trajner. Njëkohësisht ai stërviste dhe kombëtaren e boksit.

Tashmë prej 361 të infektuarve me koronavirus, numri i viktimave shkon në 21.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>