Një pacient 73-vjeçar me Covid-19 vdiq mbrëmjen e së hënës në spitalin Shefqet Ndroqi, atje ku kishte 1 muaj i shtruar për shkak të ndërlikimeve në frymëmarrje.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se i moshuari me inicialet H.K ishte nga Durrësi dhe prej 24 ditësh ishte në gjendje të rëndë.
Përveç sëmundjes me Covid-19, ai vuante nga disa sëmundje të tjera të mushkërive si pneumoni, detres respirator, talasemi dhe hipertension.
Kështu shkon në 29 bilanci i viktimave ndër pacientët me Covid-19 në Shqipëri.