Vdes pacienti i 31-të me Covid-19 në Shqipëri

Nga Exit News
Vdes pacienti i 31-të me Covid-19 në Shqipëri

Një 71-vjeçar nga Shkodra, i sëmurë me Covid-19, vdiq mbrëmjen e së mërkurës në spitalin Shefqet Ndroqi.

Zyra për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë njoftoi se i sëmuri me inicialet B.S, ishte prej 1 muaji në gjendje të rëndë dhe vuante nga disa sëmundje të tjera si sëmundje të zemrës, anemia, hipertensioni dhe diabeti.

Sëmundja e Covid-19 i kishte shkaktuar pneumoni të rëndë.

Kështu numri i viktimave ndër pacientët me koronavirus shkon në 31.

Lajme te ngjashme