
Një 71-vjeçare nga Tirana, e cila ishte e infektuar me koronavirus, vdiq mbrëmjen e së mërkurës në Spitalin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se e moshuara po trajtohej me respirator në terapi intensive për shkak të ndërlikimeve në mushkëri.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit, 71-vjeçarja vuante nga hipertensioni.
Ajo është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Të mërkurën rastet me të infektuar shkuan 146, prej të cilëve 17 janë shëruar.