Një 85-vjeçare nga Tirana, vdiq pak orë pasi u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin e Infektivit, ditën e enjte, në mbrëmje.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se e moshuara vuante nga disa sëmundje kronike.
Ajo është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Të enjten rastet me të infektuar shkuan 174, prej të cilëve 17 janë shëruar.