Vdes në moshën 99 vjeçare princi Philip, Duka i Edinburgut dhe bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II.
Lajmi u bë i ditur nga Pallati Buckingham të premten, i cili shkruan:
“Është me pikëllim të thellë që Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.
Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Pallatin Ëindsor.
Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur.
Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.”
Princi Philip u martua me princeshën Elizabeth në vitin 1947, para se ajo të shpallej Mbretëreshë.
Çifti ka katër fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.