Vdes princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta e II e Britanisë

Nga Exit News
Vdes princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta e II e Britanisë

Vdes në moshën 99 vjeçare princi Philip, Duka i Edinburgut dhe bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II.

Lajmi u bë i ditur nga Pallati Buckingham të premten, i cili shkruan:

Është me pikëllim të thellë që Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Pallatin Ëindsor.

Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur.

Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.

Princi Philip u martua me princeshën Elizabeth në vitin 1947, para se ajo të shpallej Mbretëreshë.

Çifti ka katër fëmijë, 8 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>