Veliaj akuza të rënda për gjobëvënie ndaj Bashës

Nga Exit News
Veliaj akuza të rënda për gjobëvënie ndaj Bashës

Kryebashkiaku Erion Veliaj akuzoi të dielën kryetarin e PD-së Lulzim Basha se ka vënë gjoba ndaj bizneseve dhe se ka marrë rryshfete për tu tërhequr nga protestat.

Duke folur gjatë një takimi elektoral në Farkë, Veliaj tha se Basha e ka paditur atë për shpifje, por vetëm për një pjesë të deklaratave të tij, ndërsa për ato deklarata që e di se Veliaj ka të drejtë, nuk e ka paditur:

“Pse nuk më hedh në gjyq kur i them që ai e la atë protestën e ‘Astirit’ se kapi një makinë nga një nga kontraktorët. Ai e di që ‘Viktoria Invest’ ia dha Lul Bashës 130 mijë euro makinë dhe i tha ‘Lali mbylle gojën sepse unë e kam fituar tenderin’ edhe ai e la protestën.”

Veliaj tha se ai e di dhe se çfarë pronash ka marrë Basha ‘për të mbyllur gojën’.

Veliaj akuzoi Bashën se ka ndërtuar një skemë ‘gjobash’ në PD me të cilën shantazhon sipërmarrjet.

Akuzat e Veliajt ndaj kreut të PD-së janë të forta, por kryebashkiaku duket se ka zgjedhur t’i përdorë ato vetëm për fushatë dhe të mos ndërmarrë asnjë hap ligjor për të ndaluar ‘gjobëvënien’ e pretenduar prej tij ndaj bizneseve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>