Veliaj e cilëson si të drejtë, vlerësimin e DASH për Arian Dvoranin

Nga Exit News
Veliaj e cilëson si të drejtë, vlerësimin e DASH për Arian Dvoranin

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj e ka cilësuar si të drejtë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit DASH, për ish kreun e KED Arian Dvoranin.

Veliaj tha të martën në një intervistë për News 24 se Dvorani “u godit vazhdimisht politikisht, duke shtuar se ai “humbi edhe një vëlla në Gërdec”. Sipas tij SHBA “ka folur drejt”

“Duke njohur Metën e Berishën, mund të them se për një njeri që u godit, u shpagua. Berisha e Meta e kthyen në tabelë qitje”, tha Veliaj.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në një deklaratë për shtyp, ka falenderuar 12 drejtues të institucioneve të drejtësisë në botë, mes tyre edhe Ardian Dvoranin, ish-kreun e Këshillit të Emërtimeve në Drejtësi.

Sekretari i Shtetit, Amerikan Anthony J. Blinken, në deklaratën për shtyp i ka cilësuar ata si kampionë në luftën ndaj korrupsionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>