Veliaj gënjen për numrin e kullave në Tiranë

Nga Exit News
Veliaj gënjen për numrin e kullave në Tiranë

Erion Veliaj gënjeu për numrin e kullave në qendër të Tiranës. “Deri tani janë 3 kulla (në Tiranë) ku janë hotelet më prestigjoze”, tha kryebashkiaku i Tiranës, për gazetaren Eni Vasili në Open.

Në të vertet vetëm në qendrën e Tiranës, përreth Sheshit Skenderbej, ka 4 kulla të larta:

—Kulla Skënderbej në krah të Hotel Tiranës, 85 metra e lartë, me 25 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë. Katet e sipërme të kullës do të kenë formën e një koke njeriu, që arkitektët e kanë përqasur me atë të Skënderbeut. Për t’i hapur rrugë ndërtimti të kullës, u prishën ndërtesat e vjetra 2-katëshe në krah të Hotel Tiranës.

— Kulla 35 katëshe pas Hotel Tiranës u nis si zgjerim i ambjenteve të Hotel Tiranës. Sipas projektit kulla do të ketë 5 kate parkim nëntokësor dhe 30 kate mbi tokë. Një pjesë e konsiderueshme e ndërtesës do të jetë qendër tregtare.

– Eyes of Tirana, kullë 26 katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit

Ajo është projektuar nga kompania daneze Henning Larsen Architects dhe është fituesja e një konkursi arkitekture në vitin 2003, organizuar nga ish-Kryebashkiaku Edi Rama.

– Book Building, kullë 20-25-katëshe pas Sahatit të Tiranës dhe ndërtesës së Bashkisë, pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa.

Kullat e larta të ndërtuara pak metra poshtë Sheshit Skenderbej, në rrugët kryesore të qytetit janë:

– Kulla Ekspozita, kullë 24-katëshe në zonën e ish-ekspozitës Shqipëria Sot, përgjatë lumit Lana.

– Downtown Tirana, kullë rreth 40 katëshe përgjat bulevardit Gjergj Fishta, pranë Rrugës së Elbasanit

– Pylli Vertikal, kullë 24-katëshe krah kullës tjetër Ambasador 3 pas Stadiumit Air Albania, projektuar nga Stefano Boeri.

West Residence, kompleks disa katësh pas Presidencës, projektuar nga Stefano Boeri.

– Blloku Cube, kompleks shumëfunksional në kryqëzimin e rrugëve Pjetër Bogdani e Vaso Pasha në Bllok, projektuar nga Stefano Boeri.

– MET Building Tirana mes Katedrales Katolike dhe ish-Hotel Dajtit, përgjatë Lanës

– Garden Building, kompleks 24-katësh, përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit.

– Kulla 24 katëshe e Stadiumit Air Albania, e përfunduar.

– Gjashtë Kullat pas Teatrit Kombëtar, të planifikuara nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>