Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj i është përgjigjur akuzave të presidentit Meta ndaj autoriteteve për vonesën për të shuar zjarrin në Priskë, mbrëmjen e së shtunës.
Në një postim në Facebook, Veliaj falenderoi zjarrfikësit që gjatë natës fikën zjarrin në pyjet e Priskës dhe duke iu referuar Metës, shkroi:
“Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët.”
Mbrëmjen e së shtunës, presidenti Meta akuzoi Shërbimin e Zjarrfikësve dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që nuk kishin angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave të zjarrit të Priskë të Tiranës.