Veliaj i përgjigjet Metës: Kritikon zjarrfikësit teksa pi birrë e sheh futboll

Nga Exit News
Veliaj i përgjigjet Metës: Kritikon zjarrfikësit teksa pi birrë e sheh futboll

Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj i është përgjigjur akuzave të presidentit Meta ndaj autoriteteve për vonesën për të shuar zjarrin në Priskë, mbrëmjen e së shtunës.

një postim në Facebook, Veliaj falenderoi zjarrfikësit që gjatë natës fikën zjarrin në pyjet e Priskës dhe duke iu referuar Metës, shkroi:

“Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët.”

Mbrëmjen e së shtunës, presidenti Meta akuzoi Shërbimin e Zjarrfikësve dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që nuk kishin angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave të zjarrit të Priskë të Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>