Veliaj i thur elozhe PS-së, qendra e gravitetit moral, do shkruhet në histori se ktheu fatkeqësinë në mundësi

Nga Exit News
Veliaj i thur elozhe PS-së, qendra e gravitetit moral, do shkruhet në histori se ktheu fatkeqësinë në mundësi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot me superlativa për Partinë Socialiste duke thënë se roli i saj në histori do të mbahet mend për sfidat që ka përballuar.

Veliaj tha se kur të shkruhet historia për tërmetin dhe pandeminë që goditën Shqipërinë do të shkruhet se “ishte Partia Socialiste që e ktheu fatkeqësinë në mundësi”.

Gjatë një takimi elektoral në Tiranë, kryebashkiaku tha gjithashtu se PS është graviteti moral i shoqërisë sepse aty vijnë ata që largohen nga PD, LSI dhe PDIU.

“Do të thotë që i gjithë vektori po shkon atje ku është e mira, atje ku është qendra e rëndesës, ku është graviteti moral i shoqërisë, dhe graviteti moral i shoqërisë tonë është Partia Socialiste e Shqipërisë,” u shpreh Veliaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>