Veliaj i vendosur për të shembur Teatrin Kombëtar: Mbetje e kashtës dhe shkrepëseve të Milanos fashiste

Veliaj i vendosur për të shembur Teatrin Kombëtar: Mbetje e kashtës dhe shkrepëseve të Milanos fashiste

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përsëriti sot se Teatri Kombëtar do të shembet dhe në të njëjtën hapësirë do të ndërtohet teatri i ri bashkë me disa kulla.

Duke e quajtur teatrin si mbetje kashte të Milanos fashiste, kryebashkiaku dekaroi:

“Jam shumë i vendosur të vazhdojmë me Teatrin e Ri.

Për të gjithë ata që thonë kur do prishet, kjo nuk është sipas qejfit, por sapo të kenë mbaruar të gjitha procedurat, sapo të shkojë në Parlament kontrata e re, të jepet leja për Teatrin e ri dhe ne do të kemi teatrin më të bukur në të gjithë Europën Juglindore.

Tirana e meriton që në 100 vitet te ardhshme të mos shkojë në teatër me batanije dhe qytetaret të rrethohen nga mbetjet e kashtës dhe shkrepëseve të Milanos fashiste.”

Kryebashkiaku Veliaj foli dhe për artistët e aktivistët që kanë mbrojtur prej 2 vitesh tashmë teatrin dhe kanë kundërshtuar planet e tij për shembjen e tij:

“Për të gjithë ata që po lodhen aty, për mua rrini sa të doni , po nuk do ju’a bëjmë pa ditur, do ju lajmërojmë ditën që do të fillojë ndërtimi i Teatrit të ri. Në finale të gjithë do të mundohemi që të harrojmë kush ishte kundër, siç po harrojmë kush ishte kundër sheshit Skënderbej, Pazarit të Ri, Lodrave te Liqeni, këtij Bulevardi dhe shumë prej investimeve të tjera sepse besoj kur ndodh gjëra e bukur të gjithë duan të jenë bashkëautorë.

 Suksesi ka shumë prindër, dështimi ngelet zakonisht jetim se të gjithë e pasojnë. Teatri do të jetë një sukses. Sukses i këtij 100 vjetori, ku do të fillojmë teatrin e ri, bashkinë e rë dhe shumë projekte që i kemi pranë zemrës.”

Me këtë deklaratë, kryebashkiaku Veliaj duket se i përgjigjet dhe letrës së presidentit të Europa Nostras Herman Parzinger, që pak ditë më parë i kërkonte kryebashkiakuat të mos e prishte Teatrin Kombëtar, por të bashkëpunonte për ta rikonstruktuar dhe rigjallëruar atë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>