Veliaj i vendosur për të shembur Teatrin Kombëtar: Nuk më ndalin ata që bëjnë zhurmë

Nga Exit News
Veliaj i vendosur për të shembur Teatrin Kombëtar: Nuk më ndalin ata që bëjnë zhurmë

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi sot se nuk do të lejojë një minorancë ‘që bën zhurmë’ të pengojë ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Gjatë një vizite në Ndroq, Veliaj tha se Tirana po transformohet dhe rindërtohet, ndaj dhe teatri i ri do të ndërtohet:

“I gjithë qyteti po transformohet dhe rinovohet; po bëjmë kaq shumë projekte të reja saqë është dekurajuese kur ke një minorancë që bën zhurmë dhe bllokon çdo projekt. Gjithsesi, do ecim përpara. 

Kemi shtëpi të re, çerdhe, kopshte, shkolla, parqe, shesh, Pazar, Kala, Unazë të re, do të kemi edhe një Teatër të ri.”

Veliaj e krahasoi shembjen e teatrit dhe nevojën për ndërtimin e teatrit të ri, me një shtëpi të vjetër që megjithëse mbart kujtime, duhet shembur sepse nuk mban mend.

Duket se kryebashkiaku Veliaj vazhdon t’i kthejë përgjigje presidentit Meta, me të cilin ka replikuar në distancë ditët e fundit për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të truallit të Teatrit Kombëtar.

Presidenti Meta ka paralajmëruar se do të padisë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim të qeverisë, pasi ky vendim prek çështjen e Teatrit Kombëtar, e cila pritet të gjykohet ngë Gjykata Kushtetuese.

Menjëherë pas deklaratës së Metës, Veliaj i këshilloi presidentit të mos fusë hundët në çështje që si takojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>