Në një intervistë për News24, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka vazhduar gjuhën sarkastike në drejtim të opozitës dhe presidentit Ilir Meta.
Njësoj si kryeministri Rama më parë, Veliaj ka vënë në lojë kandidatët e PD, duke i quajtur të “fosilizuar”.
“Kur pashë që ishte gjithë gardëroba e vjetër në listat e PD, edhe unë u zhgënjeva shumë, se isha përgatitur për një betejë dinjitoze,” tha Veliaj.
Ndërsa për Presidentin, ka thënë se ia qan hallin, pasi duhet të jëtë e vështirë të shohësh partinë ku ke investuar, të shpërbëhët.
“Sot LSI është bërë palë me fosilizimin e PD. LSI është një parti që lindi me kaseta, u zhvillua me kaseta, e po vdes me kaseta.Ja qaj hallin Presidentit,” ka vijuar ai.