Veliaj ironizon opozitën dhe presidentin: Kandidat të fosilizuar

Nga Exit News
Veliaj ironizon opozitën dhe presidentin: Kandidat të fosilizuar

Në një intervistë për News24, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka vazhduar gjuhën sarkastike në drejtim të opozitës dhe presidentit Ilir Meta.

Njësoj si kryeministri Rama më parë, Veliaj ka vënë në lojë kandidatët e PD, duke i quajtur të “fosilizuar”.

Kur pashë që ishte gjithë gardëroba e vjetër në listat e PD, edhe unë u zhgënjeva shumë, se isha përgatitur për një betejë dinjitoze,” tha Veliaj.

Ndërsa për Presidentin, ka thënë se ia qan hallin, pasi duhet të jëtë e vështirë të shohësh partinë ku ke investuar, të shpërbëhët.

Sot LSI është bërë palë me fosilizimin e PD. LSI është një parti që lindi me kaseta, u zhvillua me kaseta, e po vdes me kaseta.Ja qaj hallin Presidentit,” ka vijuar ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>