Veliaj jep leje për pallat në një zonë të vjetër të Tiranës

Veliaj jep leje për pallat në një zonë të vjetër të Tiranës

Me lejen e Kryebashkiakut Veliaj, një pallat shumëkatësh ka nisur të ndërtohet në një prej pak zonave të vjetra të mbetura në Tiranë.

Në rrugicat e ngushta pas Ministrisë së Arsimit, ka nisur të ndërtohet një pallat 9 katësh, edhe pse për këtë zonë Erion Veliaj premtoi se do i ruante vlerat duke e rikonstruktuar, njësoj si zonën e Pazarit të Ri.

Burimi: Facebook

Gjatë inagurimit të Pazarit të Ri më 14 mars 2017, Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi:

“Kemi në plan projekte të tjera  për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve të Tiranës. Një nga këto është edhe hapësira që ndodhet mbas Ministrisë së Arsimit. Rruga Konturani, gjithë ai trekëndësh do të jetë zona e dytë ku ne do të nisim bashkëpunimin.”

Por vetëm një muaj më vonë, më 19 prill 2017, Erion Veliaj ndryshoi planin, dhe dha lejen e ndëtimit për kompaninë “Keam Construction”.

Duket se videot ku Erion Veliaj shfaqet duke mbjellë pemë çdo ditë dhe duke akuzuar ata që refuzojnë të paguajnë ekstra për “nismat vullnetare” të Bashkisë, janë vetëm fasadë për lejet e ndërtimit që jepen pa limit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>