Veliaj krahason Ramën me Merkelin: Do marrë mandatin e tretë

Nga Exit News
Veliaj krahason Ramën me Merkelin: Do marrë mandatin e tretë

Kryebashkiaku Veliaj ka shprehur bindjen e plotë se kryeministri Rama do të fitojë një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin e Sokol Ballës, të hënën, Veliaj  krahasoi Ramën me kancelaren Merkel. Ai tha se dhe Gjermania po qeveriset nga Merkeli prej 4 mandatesh, por kjo nuk ka sjellë asnjë problem për vendi.

Sipas Veliajt, gjithçka varet nga performanca dhe jo numri i mandateve.

“Mandat i tretë? Çfarë e gjeti Gjermaninë me Merkelin? Performanca jonë është kjo. Ne sfidojmë si me rekordin e Saliut, si me Lulin në Bashki. Rama kaq ka takatin. Çfarë ka ky tjetri?”

Veliaj tha se ‘Edi Rama po lufton me zellin e 2013-ës për mandatin e tretë’, ndërsa ‘lideri i opozitës është ende në plazh dhe i uroj pushime të mbara.’

Veliaj deklaroi se PS-ja në Tiranë do të fitojë 18 mandate nga 34:

“Blindimi i mandatit të 18-të në Tiranë është detyrë. E kemi humbur më parë për 10- 15 vota. S’kam asnjë iluzion për këtë.”

Në të vërtetë, PS-ja ka fituar 18 mandate në Tiranë dhe në zgjedhjet e 2017-ës, megjithëse Veliaj thotë se e kanë humbur mandatin e 18-të për 10-15 vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>