Veliaj kundërshton akuzat e PD se po rindërton shtëpinë e dikujt që ka prona të tjera

Nga Exit News
Veliaj kundërshton akuzat e PD se po rindërton shtëpinë e dikujt që ka prona të tjera

Kreu i Bashkisë Tiranë ka kundërshtuar akuzat e Partisë Demokratike se ai po rindërton shtëpinë e dikujt që ka prona të tjera.

Sipas PD Veiaj ka shkelur ligjin duke i ndërtuar shtëpi dikujt që ka shumë prona.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa deklaroi se Veliaj ka rindërtuar banesën e një personi i cili zotëron disa shtëpi. Ajo shtoi se ligji ndalon rindërtimin e banesave të atyre që kanë më shumë se një pronë.

Sipas PD qyetari Lulzim Aga ka 4 prona dhe nuk duhet të përfitojë nga rindërtimi. Ndërkohë sipas Veliajt PD ka ngatëruar person.

“Situata me tërmetin serioze, por aspak dramatike. Situata me PD është dramatike, por aspak serioze. Tjetër Lul Ali Aga, tjetër Lul Shaban Aga, e tjetër Lul Gjum Aga,” tha Veliaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>