Veliaj mbështet hapjen e listave: Rama e PS dëgjuan 80% të qytetarëve

Nga Exit News
Veliaj mbështet hapjen e listave: Rama e PS dëgjuan 80% të qytetarëve

Kryebashkiaku Veliaj mbështet qëndrimin e kryeministrit Rama dhe Partisës Socialiste për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, hapja e listave kërkohet nga 80 për qind e qytetarëve dhe PS i dëgjon kërkesat e qytetarëve.

Duke folur në ceremoninë e certifikimit të trajnerëve të rinj në fondacionin ‘Qemal Stafa’, Veliaj u shpreh:

“Mbi 80% e njerëzve duan hapjen e listave. Unë besoj se ky është rasti tipik, kur një parti e madhe i shkon pas popullit, dhe nuk e detyron opinionin publik, t’i shkojë pas partisë.”

Ai shtoi se hapja e listave do të sjellë përmirësim në debatin politik në vend pasi tani kandidatët për deputetë nuk do të përpiqen t’i bëjnë përshtypje shefit të partisë, por qytetarëve të cilët do të vendosin se kush do të jetë deputet dhe kush jo:

“Përqafimi i listave të hapura, së pari do e bëjë debatin më civil dhe nuk do kemi këtë garën e televizioneve çdo natë, kush thotë ndyrësitë dhe poshtërsitë më të mëdha për armikun, sepse do mendosh se po të gjykon populli, i cili do të japë edhe renditjen në listë, dhe jo shefi i partisë.

Kur fatin për sukses në listë ta cakton Saliu apo kushdo tjetër; atëherë ti nuk mendon fare për elektoratin.”

Të premten, kryeministri Rama deklaroi se ai dhe Partia Socialiste mbështesin hapjen e listave të kandidatëve për deputetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>