Veliaj ‘ngatërron’ referendumin popullor për teatrin me zgjedhjet

Nga Exit News
Veliaj ‘ngatërron’ referendumin popullor për teatrin me zgjedhjet

Kryebashkiaku Veliaj duket se ngatërron referendumin me zgjedhjet dhe akuzon opozitën se për shkak të saj, nuk mund të zhvillojë referendum për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, se përse Veliaj nuk pyet qytetarët për shembjen ose jo të Tetrit Kombëtar përmes referendumit, ai u përgjigj duke thënë se nuk ka besim se opozita do të marrë pjesë në referendum:

“Zgjedhjet lokale janë referendum edhe për teatrin. Unë do jem tek ai referendum. Do jetë për teatrin, për piramidën dhe për punët e Tiranës. Do ju pres. Dhe përgjigja nga ana tjetër është ‘ke për ta parë ti, ne do ju mundim’.

Tani kur ti nuk vjen një herë, nuk vjen dy herë, ikën nga këshilli bashkiak, ikën nga zgjedhjet, po ça garancie kam unë që me këtë çetë kalamajsh do të kemi referendum?!

Ca garancie ka ky komb që të harxhojë 6 milionë euro për të bërë zgjedhje, se i tillë është referendum,për disa njerëz që në minutë të fundit mund të mos vijnë fare  dhe në fund ata nuk vijnë fare?”

Referendumi është pikërisht një mjet i përdorur në shtetet demokratike për të shmangur vendimmarrjet partiake dhe për të pyetur drejtpërsëdrejti qytetarët, për një çështje të caktuar.

Qëllimi kryesor i tij është pyetja e qytetarëve për çështje me rëndësi për to. Qytetarëve i kërkohet të votojnë vetëm për një pyetje dhe shumë shpesh nuk ka rëndësi fare bindjet politike.

Ndaj dhe kryebashkiaku Veliaj nuk ka përse të ketë frikë per mospjesëmarrjen e opozitës në rast se organizon një referendum. I vetmi për të cilët ai duhet të shqetësohet që të marrin pjesë në referendum janë qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>